Një 50-vjeçar nga Bujanovci është vrarë mbrëmjen e së dielës në Gjilan.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
Ai ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 te parku i qytetit në një kafiteri.
Më tej ka shtuar se viktima dyshohet se është nga Bujanoci.
Sipas policisë, 50-vjeçari ishte duke pirë kafe në kafiteri dhe aty dy persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në drejtim të stacionit të autobusave.
“Ju njoftojmë se rreth orës 19:45 të datës sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshës 50 vjeçare dyshohet se është nga Bujanovci ka qenë duke pirë kafe në kafiteri dhe aty kanë ardhur dy persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të stacionit të autobusave”, u shpreh ai.
Tutje theksoi se të gjitha njësitë e policisë ndodhen një vendngjarje dhe po merren me rastin.
Po ashtu, ka shtim të policisë në të gjithë qytetin, të cilët po kërkojnë personat e dyshuar të ngjarjes.
Ndërkaq në ora 22:20 trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Insitutin e Mjekësisë Ligjore.