ATSH-AA/ – Shpërthimi i vullkanit në ishullin spanjoll La Palma ka vazhduar duke shkatërruar qindra shtëpi, ndërsa shërbime të shumta shpëtimi janë ende në terren dhe po monitorojnë vazhdimin e aktiviteteve vullkanike.
Vullkani shpërtheu më 19 shtator në ishullin La Palma në Kanariet spanjolle, ku jetojnë rreth 80 mijë banorë.
Llava vullkanike, temperatura e së cilës arrin 1 100 gradë Celsius, po shkatërron gjithçka që gjen përpara.
Vlerësimet paraprake tregojnë dëme prej 400 milionë euro.
Më shumë se 6 000 persona janë evakuuar.
Llava dogji 400 hektarë tokë bujqësore dhe rreth 400 shtëpi.
Shumica e njerëzve qëndrojnë me të afërmit në zona të sigurta në ishull, por qindra janë transferuar në strehimore të ndryshme shtetërore. Ata që kanë ikur nga shtëpitë e tyre përballen me mungesën e opsioneve të tjera të strehimit dhe vullkani mund të vazhdojë të shpërthejë për javë apo edhe muaj.
Shumë nga të evakuuarit nuk janë ende të sigurt nëse shtëpitë e tyre janë shkatërruar apo janë ende në funksion.
Mbreti Felipe VI i Spanjës vizitoi të enjten ishullin në oqeanin Atlantik.
“Këto janë ditë trishtimi dhe ankthi të jashtëzakonshëm për shumë familje. Sot nuk është e lehtë të sigurosh prehje, por dëshirojmë t’ju japim shpresë se hap pas hapi, me ndihmën e të gjithëve neve, të gjithë do të jenë në gjendje të rinovojnë jetën e tyre”, tha ai.