Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka “konfiskuar” dhjetëra tanke ruse – me disa burime që sugjerojnë se numri mund të jetë deri në 200, ndërsa të paktën 380 tanke janë kapur që nga fillimi i luftës në shkurt.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, midis tankeve të kapur janë një numër i T-72 dhe madje edhe disa luftarake T-80 (MBT), dhe shumë prej atyre automjeteve ka të ngjarë të rinovohen dhe të përdoren nga ukrainasit.
Megjithatë, të paktën një tank që u kap kohët e fundit nuk do të kthehet thjesht në fushën e betejës – madje mund të përfundojë duke u dërguar jashtë Ukrainës për studim.
Bëhet fjalë për një T-90M “Proryv” (rusisht për “Përparim”), dhe ndërsa nuk ishte në gjendje të ndihmonte përparimin ushtarak rus gjatë luftës shtatë mujore, ai mund t’u sigurojë vëzhguesve perëndimorë detaje kritike për atë që është një nga mjetet e blinduara më të avancuara të Kremlinit.
Siç bëhet e ditur, T-90M Proryv është varianti më i fundit i modernizimit të MBT që hyri për herë të parë në shërbim me Ushtrinë Ruse në vitin 1994.
Tanku T-90 është përmirësuar shumë për sa i përket mbrojtjes, lëvizshmërisë dhe fuqisë së zjarrit.
Varianti Proryv është i armatosur me një armë 125 mm 2A46M-4 që është e aftë të gjuajë municion standard, si dhe raketa të drejtuara kundër tankeve.
Konfigurimi i Proryv është i ngjashëm me modelet e mëparshme T-90, me një ndarje shoferi në pjesën e përparme.
Ai “nxitet” nga një motor me 12 cilindra 1000 mm, duke e lejuar atë të arrijë shpejtësi prej 60 km/orë.
T-90M u testua për herë të parë gjatë stërvitjes ushtarake Zapad-2017 në shtator 2017.
Me “kapjen” e tij, mediat vlerësojnë se tanku mund të sigurojë informacion të vlefshëm që nuk dihet në të vërtetë për të kështu që shihet si “një gabim i madh për Moskën”.
Kjo pasi që, “kapja” e një arme të tillë mund të sigurojë një pasqyrë të vlefshme për gjendjen e teknologjisë ushtarake të Rusisë.