Duke qenë se në duelin e tyre të parë, Deontay Wilder nuk arriti ta nokautonte Tyson Furyn, edhe pse e rrëzoi dy herë, ai ka vendosur të shtojë në peshë, në mënyrë që goditjet e tij të jenë akoma më të fuqishme.
Në meçin e parë që u zhvillua në dhjetor të vitit 2018, kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda, peshonte vetëm 96 kilogramë.
Ndërsa në matjet zyrtare që janë bërë para përballjes së dytë ndaj Furyt (që zhvillohet mëngjesin e të dielës me kohën tonë), 34-vjeçari peshonte rreth 105 kilogramë.
Wilder nuk ka hezituar ta heqë fanellën dhe të tregojë fizikun e tij, duke ia bërë të qartë kundërshtarit se çfarë të presë.
Nga ana tjetër, edhe britaniku ka shtuar në peshë dhe e ka tonifikuar trupin para duelit të madh. Në përballjen e parë, Tyson peshonte rreth 116 kilogramë, ndërsa pesha e tanishme e tij është afro 124 kilogramë.