Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u ka bërë apel qyetarëve që të largohen urgjentisht nga banesa e tyre nëse ajo është e dëmtuar.
Në një deklaratë për shtyp, ministrja u kërkoi qytetarëve që të shkojnë drejt hoteleve ose të afërmit e tyre deri në verifikimin e situatës nga ekspertët.
“Nëse shtëpia juaj është e dëmtuar, mos bëni vetë ekspertin, mos rrezikoni veten e familjen. Largohuni! Largohuni për në strukturat akomoduese, sicjanë qindra shtretërnë hotelet mëtë mira nëDurrës, Tiranë, Lezh, Shëngjin apo Beratapo për tek të afërm tuaj nëse dëshironi, por largohuni deri në verifikimi e situatës nga ekspertët sepse situata në banesat me strukturë të dëmtuar është sot po aq e rrezikshme sa ditën e goditjes së madhe sizmike.”
Ministrja njoftoi se të gjithë ekipet janë në terren dhe ndodhen në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.
Sipas ministres mbi 4 mijë banorë e kanë të pamundur të kthehen në banesat e tyre si pasojë e ankthit dhe frikës nga lëkundjet.
“Më konkretisht, po asistohen banorët në kampingjet e ngritura në: Thumanë, Fushë Krujë, Bubq, Ishëm, Marikaj, Vorë, Kurbin, Lac, Rrogozhine, Kamëz, Durrës dhe Tiranë. Në total, sipas vlerësimeve paraprake në terren janë mbi 4 mijë banorë që sot e kanë të pamundur të rikthehen në banesat e tyre. Ky numër, me shumë gjasa do të ndryshojë në orët në vijim. E para, sepse një pjesë e madhe e këtyre familjeve janë qytetarë banesat e të cilëve nuk janë dëmtuar rëndë, por që si pasojë e ankthit e frikës kanë zgjedhur të kalojnë natën jashtë dhe që së shpejti me stabilizimin e situatës do të rikthehen në banesat e tyre.”
E ndalur tek dëmet, Ministrja u kërkoi banorëve që të bëjnë durim pasi të gjitha banesat do riparohen.
“Janë me dhjetrapallatee qindra e banesa të shkatërruara, me dhjetëra e qindra të tjera që presin të identifikohen. Prandaj duhet durim, bashkëpunim dhe besim. Ne jemi në këmbë. Po bëjmë çdo gjë dhe do të bëjmë çdo gjë që këtë situatë ta tejkalojmë, sëbashku!”