Kryeministri Zoran Zaev, sot deklaroi se zgjedhjet kuvendare nuk do të shtyhen, pasi siç tha, ka marrë njoftim nga Kuvendi se ligjet që duhet të fillojnë me zbatim nga 1 janari i vitit të ardhshëm, deri sonte do të votohen.
Zaev tha se dorëheqja e tij është përgatitur dhe vetëm duhet ta nënshkruajë dhe dorëzojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse Kuvendi e mban fjalën, nuk ka nevojë të shtyhen zgjedhjet. Më 3 janar do ta dorëzojë dorëheqjen time, ndërsa shpresoj se të njëjtën ditë do t’i jepet mandat kryeministrit teknike, që deri në fund të ditës të formohet edhe qeveria teknike. Dorëheqja është përgatitur dhe vetëm duhet koha adekuate që të nënshkruhet”, tha Zaev.
Ai tha se ka favoritë për kryeministër teknike, por siç shtoi, nuk e di nëse ai do të fitojë pasi Bordi Qendror e ka fjalën e fundit.
Sot do të bëhet e ditur kush do të jetë pjesë e qeverisë teknike.