Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në emisionin “24 Analiza” ka deklaruar se deri tek ai si kryeministër kanë arritur prova për keqpërdorime, për dy udhëheqës të lartë në institucione shtetërore të cilat ai i ka dorëzuar në prokurori.
Por, në pyetje të gazetarit, nëse këto persona vazhdojnë të jenë në krah të tij dhe të udhëheqin me institucionet shtetërore, Zaev me përgjigje:
“Ata nuk janë përkrah meje. Njëri madje nuk është në pozitën udhëheqëse që kishte. Tjetri, po, është. Vazhdon të udhëheq me institucionin- deklaroi Zaev, pa dashur të shpalos para opinionit emrat e personave.