Zaev është i përzier në rastin “Zhvatja”

Në reagimin e lëshuar nëpërmjet një komunikate, nga VMRO DPMNE kanë thënë se në shtet kemi ligje të shkelura, prokurori të shkelur e cila në vend se të ndjek, e mbron dhe e fsheh krimin. Sipas tyre, ka shumë shembuj konkret që flasin se Qeveria dhe kryeministri janë vendosur në funksion të mbrojtjes së krimit.

 “Zoran Zaev është i vetëdijshëm se “Lidhja ndërkombëtare” e njërit prej të akuzuarve, në njëfarë mënyre konsiderohet si fëmijë i LSDM-së. Në ato struktura janë njerëz nga kjo parti, ndërsa dyshimet janë se ajo është se ajo ka mbuluar edhe shumë raste të tjera të krimit, shantazheve dhe zhvatjes. Tani është e qartë se pse Zaev insiston në propozimin katastrofal për reformat për prokurori. Ai dëshiron që këtë PSP të komprometuar ta reflektoj në sektorin e ri të prokurorisë. Të fitojmë PSP të re, por me kompetenca të zgjeruara për keqpërdorime më të mëdha”.

Leave a Reply