Kryeministri Zoran Zaev beson se komentet nga pala bullgare në lidhje me gjuhën maqedonase kanë për qëllim gjetjen e zgjidhjes për çështjet e hapura. I pyetur nga gazetarët se si do të reagojë qeveria pasi krye diplomatja bullgare, Zaharieva e karakterizoi gjuhën maqedonase si një çështje të hapur midis dy vendeve, Zaev tha:
“Besoj se në të gjitha ato dokumente dhe komente që po dalin, ekziston vetëm dëshira për të zgjidhur këtë kapitull të katërt historik ose figurën e gjashtë historike që mund të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për të na bashkuar. Do të jemi të kujdesshëm në komente sepse e dimë se duhet të arrijmë zgjidhje që do të sjellë përfitime për të dy palët”, tha Zaev.