“Nëse dëshiron, PDSH e Menduh Thaçi është e mirëseardhur në shumicën parlamentare”, kështu ka deklaruar kryeministri Zaev i cili ka paralajmëruar edhe zgjerimin e shumicës parlamentare, transmeton Express.
I pyetur nëse me këtë strategji pranon edhe deputet të ri nga opozita dhe partitë shumicë kërkon përkrahje për hapjen e problemit të ndryshimit të emrit ai tha se pa përkrahjen e VMRO-së kjo problematikë as që mund të diskutohet.
Zaev është i bindur se jo vetëm që do të zgjerojë shumicën por edhe do të vetëdijësohet opozita, pasiqë deputetët nën llupën e VMRO tashmë janë deklaruar se nuk pajtohen me politikat e VMRO, por ai pret që të rreshtohen në rradhët e shumicës.
Zaev është i habitur nga deklaratat e Gruevskit se zgjedhjet lokale janë të manipuluara pasiqë sipas tij nuk ka pasur asnjë parregullës.