Bullgaria ishte e para që e njohu pavarësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bullgari kohë më parë i ka njohur realitetet politike moderne. Ajo gjithmonë e ka mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, asnjëherë nuk ka pasur pretendime territoriale dhe asnjëherë nuk ua ka shkurtuar të drejtën e vetidentifikimit të qytetarëve të saj, deklaroi sot në Sofje ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva në konferencën e sotme për shtyp me kolegun e saj të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.
Për këtë është papërshtatshme të propozohen çështje në drejtim të kundlrt, si mes qytetarëve të të dyja vendeve, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Siç Bullgaria i ka njohur realitete historike moderne, tani nevojitet që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i njohë realitetet historike lidhur me procesin e krijimit të identitetit të ri kombëtar”, shtoi Zaharieva.
Bullgaria, sipas Zaharievës, nuk dëshiron asgjë më shumë se përmbushja e klauzolave në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, siç është klauzola gjuhësore.
“Klauzola gjuhësore në marrëveshjen tonë, ne duam të reflektohet në të gjitha dokumentet midis të dyja palëve. Nuk kemi kërkesa të reja. Bëj apel dhe shpresoj se problemet nuk do të krijohen atje ku nuk janë”, tha Zaharieva.