Zbulohet në Itali fosilet e një kopeje dinozaurësh. Të gjithë skeletet e gjetur janë ruajtur në gjendje të përkryer dhe janë të plotë. Janë gjetur nga një grup kërkuesish në Villaggio del Pescatore, pranë Triestes, dhe janë të paktën një grup prej 7 individësh, por nuk përjashtohen të jenë deri në 11 të tillë specifikojnë paleontologët.
I përkasin species Tethyshadros Insularis, barngrënës dhe bashkë me ta janë gjetur edhe fosile krokodilësh antikë, peshqish, reptile detarë etj. duke krijuar një panoramë shumë të qartë të këtij ekosistemi antik.
Studiuesit kanë përcaktuar edhe moshën, duke specifikuar se ata kanë jetuar rreth 80 milionë vjet më parë. Gjithashtu ky zbulim ndihmon edhe në konkluzione të tjera, duke hedhur hipotezën se në atë periudhë të largët Mesdheu nuk ishte një zonë e përbërë vetëm nga det e ishuj, por edhe nga hapësira të mëdha me terrene, që bënin të mundur edhe lëvizjen e këtyre kafshëve gjigande.