Dje u njoftua nga autoritete greke se kufiri me Shqipërinë do të mbetet i mbyllur deri më datë 14 qershor, vendim që shkaktoi pakqnaqësi për shqiptarët e Greqisë.
Shoqata Shqiptare në Greqi ka njoftuar ditën e djeshme nëpërmjet një postimi në facebook, zhvillimin e një proteste paqsore në qendër të Athinës, për të kërkuar nga shteti helen hapjen e kufijve me Shqipërinë.
Sipa njoftimit, protesta do të zhvillohet në sheshin ‘Sintagma’, Athinë, sot në orën 18:00.
Apeli i shqiptarëve të Greqisë ka të bëjë me faktin se shteti helen ka kufizuar në mënyrë sfiktike masat në doganat me Shqipërinë, ndërkohë që me shtete e tjera ndodh krejtësisht e kundërta.
Shqiptarët bëjnë thirrje se përse ky dallim bëhet vetëm për shqiptarët.
Shoqata i bën thirrje të gjithë shqiptarëve pa përjashtim dhe dallin dhe të mblidhen më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” dhe të kërkojnë të drejtat e tyre në mënyrë Demokratike në një protestë Paqësore.