“SHBA nuk është asgjë më shumë se sa një ngatërrestare që saboton rendin ndërkombëtar dhe kërcënon rregullat ndërkombëtare”, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian në Pekin.
Zhao kundërshtoi mburrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo për diplomacinë amerikane, duke thënë se “Deklarata e Pompeo është mendimi i tij, por nuk është e vërteta. Ajo është gjithashtu në kundërshtim me perceptimin e shumë palëve të tjera. Sipas Washington Post, gatishmëria e Pompeo për të manipuluar politikën e jashtme të SHBA për të arritur ambiciet e tij politike ka dëmtuar seriozisht diplomacinë amerikane në dekada”.
Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë rënë në një gjendje të dobët e të izoluar, dhe kanë bërë që e gjithë bota të humbasë sensin e stabilitetit dhe sigurisë, ndërsa njerëzit që janë aty vuajnë nga dhimbja:
“Ashtu si populli i Shteteve të Bashkuara por edhe vendet tjera të botës, duke përfshirë aleatët e SHBA-së, ndajnë mendimin se SHBA nuk ka bërë atë që duhet të bëjë si një vend i madh”
Pas kritikave të rënda për Amerikën dhe sekretarin e saj, zëdhënësi kinez vazhdoi fjalimin e tij lidhur me virusin COVID-19, ndryshimin e klimës dhe çështjet bërthamore.