Zelensky kërkon trupa ndërkombëtare në Ukrainë

Mediat: Trump po shqyrton saksione të reja ndaj Rusisë

Kievi po përpiqet të vendosë në jetë planin e mbështetur nga Parisi dhe Londra, që marrëveshja e mundshme e paqes me Moskën të garantohet nga prania e trupave perëndimorë në Ukrainë.

Këtë ia bëri të ditur ministres gjermane të mbrojtjes Annalena Baerbock, presidenti ukrainas Volodimir Zelensky, i cili e priti në zyrën e tij.

Zelensky tha se të premten do të ketë një takim me liderët e vendeve që janë gati të dërgojnë ushtarë për të garantuar paqen, një nismë që Rusia e konsideron një vijë të kuqe që nëse tejkalohet nënkupton luftë me ato vende që përfshihen në këtë mision.

Zelensky i tha po ashtu ministres gjermane se pret që presidenti amerikan Donald Trump, i cili është nismëtar i përpjekjeve për sjelljen e paqes në Ukrainë, të shtojë presionin ndaj Moskës si e vetmja mënyrë që e detyron Vladimir Putinin të ndalet, teksa tentativat e deritanishme nuk po japin rezultate.

Ndërkaq, gazetarja e Fox News Xhaki Hajnrik në një postim në Twitter shkroi se shefi i Shtëpisë së Bardhë tashmë po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Moskës, teksa po i humbet durimi me bisedimet e paqes që po zvarriten.

Leave a Reply