Zelensky: Numri i trupave ndërkombëtare në Ukrainë do të varet nga mbështetja e SHBA

Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një konference për shtyp pas një takimi në Paris të liderëve të vendeve për mbështetjen për Ukrainën dhe sigurinë në Evropë, tha se niveli i mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara do të përcaktojë numrin e partnerëve evropianë që do të jenë në gjendje të dërgojnë kontigjentin e tyre ushtarak për t’u vendosur në Ukrainë.

“Së pari, ne do të donim të punonim së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të siguruar që këto garanci sigurie të sigurohen si nga Evropa ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara, dhe unë vazhdimisht e theksoj këtë. Numri i partnerëve evropianë varet gjithashtu nga prania e Shteteve të Bashkuara. Ne do të kemi një kontigjent më të madh nëse Shtetet e Bashkuara na mbështesin. Është e rëndësishme për mua dhe e diskutova këtë me presidentin Trump, i thashë se sistemet e mbrojtjes ajrore janë të rëndësishme për ne, por jo një zgjidhje për një herë, por një sistem i përhershëm i mbrojtjes totale, plotësisht qind për qind të qiellit të Ukrainës. Ne po flasim për një komponent cilësor dhe sasior, që përbëhet kryesisht nga Patriot, NASAMS, dhe sisteme të tjera të Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Volodymyr Zelensky shtoi se është i rëndësishëm edhe përfshirja e flotës ajrore të partnerëve ndërkombëtarë.

“Ne e kemi diskutuar këtë me kolegët tanë evropianë, por sa i përket Shteteve të Bashkuara, ne ende nuk e kemi ngritur këtë çështje me ta në detaje”, tha Zelensky.

Leave a Reply