Presidenti ukrainas ka vizituar qytetin Kherson vetëm disa ditë pas tërheqjes së Rusisë, ndërsa qytetarët nuk kanë arritur të mbajnë lotët.
“Ne po ecim përpara. Ne jemi gati për paqe, paqe për të gjithë vendin tonë”, tha ai duke folur përpara trupave ukrainas.
Rusia është tërhequr duke i dhënë fund shpresës së Moskës për të krijuar një urë tokësore në Odesa përgjatë bregut të Detit të Zi.
Sipas Sky News zyrtarët ukrainas besojnë se ushtarët rusë mund të fshihen ende brenda qytetit dhe se linjat ruse janë vetëm në anën tjetër të lumit Dnipro aty pranë.