Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka kritikuar liderët perëndimorë gjatë një fjalimi të tij në Bundestagun gjerman përmes video-konferencës.
Ai tha se udhëheqësit e shteteve perëndimore ishin më shumë të fokusuar tek ekonomia në një kohë kur Ukraina u sulmua ushtarakisht nga Rusia.
Zelenskyy u shpreh se teksa forcat ruse ishin zhvendosur në kufirin ukrainas përpara se të niste pushtimi, udhëheqësit perëndimorë vepruan me vonesë dhe nuk morën masa që të pengonin Rusinë për të mos nisur sulmin.
“Gjithçka që ju interesonte ishte ekonomia”, deklaroi Presidenti ukrainas.
Zelenskyy kritikoi edhe hetizimin e NATO-s për të lejuar Ukrainën që të bashkohet me aleancën ushtarake, duke thënë se “nuk ka vend për ne”.
“Tani ka një mur në Europë midis lirisë dhe mungesës së lirisë”, theksoi Zelensky.
Presidenti i Ukrainës i kërkoi Gjermanisë që të luajë një rol më aktiv dhe t’i jap fund luftës që Rusia po bën në territorin ukrainas.