Zgjedhjet në SHBA 2024, Sondazhet e fundit: Trump kryeson në shtetet kryesore

Donald Trump kryeson Kamala Harris, sipas modelit të sondazhit të revistës Economist. Teksa zgjedhjet po afrojnë, peshorja po anon në drejtimin e Trump.

Dy javë para zgjedhjeve në SHBA, anketuesit parashikojnë se nata e 5 nëntorit do të ketë një surprizë të madhe për amerikanët dhe komunitetin ndërkombëtar.

Orët e fundit, ish-presidenti amerikan ka fituar terren si në nivel kombëtar, ashtu edhe në shtetet e kontestuara, ndërsa zëvendëspresidentja, Kamala Harris, ka humbur vrullin.

Kandidati republikan aktualisht ka, sipas Economist, një shans me 54% për të marrë detyrën presidenciale për herë të dytë, duke regjistruar një rritje prej gjashtë pikësh në një javë.

Në shumë “shtete kritike”, rezultati i të cilave mund të vendosë personin që do të udhëheqë Amerikën.

Leave a Reply