Kërkimet arkeologjike janë zgjeruar në shumë zona në Shqipëri pas heqjes së masave të pandemisë së koronavirusit. Gërmime, por edhe analiza shkencore, po kryhen në disa nga qytete antike dhe qendrat arkeologjike të përfshira në mbi 30 projekte.
Drejtuesit e Institutit të Arkeologjisë vlerësojnë sidomos bashkëpunimin me universitetet dhe pjesëmarrjen e studentëve në këto kërkime.
Arkeologjia shqiptare i është kthyer përpjekjeve intensive për gërmime dhe kërkime të reja në qendrat arkeologjike, qytetet antike dhe zonat e trashëgimisë kulturore, pas një përiudhe të vështirë pandemie ku misionet në terren gati u ndërprenë.
Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë, Belisa Muka thotë për Zërin e Amerikës se këtë vit shtrirja është më e gjerë me mbi 30 projekte dhe po punohet intensivisht.
“Jemi me një dëshirë shumë të madhe për të bërë sa më shumë gjëra, natyrisht për t`i bërë sa më mirë, sepse cilësia është një nga çështjet kryesore në këto kërkime por jemi të përfshirë intensivisht nga veriu në jug ,nga lindja në perëndim, nga periudhat më të hershme të historisë së njerëzimit në ato më të vona”, thotë ajo.
Zonja Muka përmend disa nga zonat që janë përfshirë këtë vit nga kërkimet arkeologjike që kanë nisur në prill dhe do të vijojnë deri në vjeshtë.
“Kemi qenë në pellgun e Korçës, kemi qenë në Bushat të Shkodrës me kërkimet e periudhës antike, kemi qenë në Finiq, në Bazilikën e Elbasanit. Këto janë misione të mbyllura. Aktualisht që flasim jemi në Çukën e Ajtoit në Konispol të Sarandës , ndërkohë sapo kanë nisur kërkimet në Amfiteatrin e Durrësit dhe paralelisht do të vijojmë me të gjitha projektet dhe misionet e parashikuara këtë vit”, thotë ajo.
Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë që bashkëdrejton edhe misionin e kërkimeve në qytetin antik të Finiqit, në jug të Shqipërisë, thotë se edhe këtë vit gërmimet sollën gjetje të reja.
të Arkeologjisë që bashkëdrejton edhe misionin e kërkimeve në qytetin antik të Finiqit, në jug të Shqipërisë, thotë se edhe këtë vit gërmimet sollën gjetje të reja.
“Të paktën për një periudhë 5vjeçare ne kemi qenë të përqëndruar dhe vazhdojmë të jemi në të njëjtën zonw. Ndërkohë që jemi shumë më të qartë se çfarë ajo zonë përfaqëson në raport me hapësirën publike ku shtrihet dhe për të cilën flet, që i përket periudhës romake. Pra kemi një qytet interesant të Phoinikes(Finiqit të sotëm) i cili në periudhën romake është shumë aktiv me një monument të përrmasave të mëdha të natyrës publike ku shembujt më të mundshëm janë forumet, këto asamblet monumentale tipike të periudhës romake”
Zonja Muka vlerëson veçanërisht përfshirjen e studentëve nga universitete të ndryshme në misionet arkeologjike.
“Studentët janë të shpërndarë mbi bazë të një kalendari të rregullt në cdo ekspeditë ku sipas peridudhës dhe dinamikës së projekttit janë pjesë përbërëse dhe me detyra specifike. Kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm të formohen profesionalisht, por të kenë edhe një përgjegjësi shkencore për kërkimet që kryejnë “
Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës Bektash Mema thotë se Lugina e Drinos si një nga qendrat arkeologjike dhe të trashëgimisë kulturore po tërheq gjithnjë e më shumë jo vetëm vëmendjen e rretheve arkologjike, por edhe përfshirjen e Universitetit.
“Është një rajon shumë i pasur me vlera të mëdha të trashëgimsië kulturore. Vetë Lugina e Drinos ëhstë një laborator i jashtëzakonshëm natyror dhe ka nevojë gjithmonë për studime. Universiteti po përpiqet të jetë në rolin e tij në funksion të zhvillimit të rajonit“, thotë zoti Mema.
Zoti Mema thotë se një marrëveshje me Universitetin e Janinës në Greqi dhe një tjetër me atë të Meceratës në Itali synojnë të sjellin programe të përbashkëta universitare në fushën e trashëgimisë kulturore dhë të arkeologjisë. Praktikat dhe puna e studentëve do të kryhet në qendrat kulturore dhe arkeologjike të Luginës së Drinos, thotë ai.
Shqipëria ka mjaft qytete antike dhe qendra arkeologjike me mundësi të mëdha për zbulime të reja . Situat ekonomike dhe financiare, sidomos e insituticioneve kërkimore e bën edhe më të vështirë realizimin e misioneve arkeologjike dhe kërkimin shkencor.
Një nga sfidat më të mëdha është ruajtja e qëndrueshme dhe mbrojtja e zonave ku kryhen gërmime dhe kthimi i tyre në shërbim të turistëve./VoA