Në pamje të publikuara sot nga ministria ruse e mbrojtjes tregohej zjarri i frikshëm nga raketa-lëshueset e shumëfishta ‘Grad’ në manovrat e bjelloruse ne Lesnovski.
Kreu vendas Alexander Lukashenko vijonte sot retorikën e ashpër duke thënë se vendi i tij nuk do të kursejë asnjë armatim ndaj kërcënimeve të jashtme.
“Nëse rivalët dhe kundërshtarët tanë bëjnë hapa idiote, ne do të përdorim armë bërthamore dhe super-bërthamore për të mbrojtur territorin,” tha Lukashenko.
“Por nëse nuk ka kërcënime për Bjellorusinë nga vende jo-miqësore atëherë armët bërthamore nuk do të shiheshin këtu për njëqind vjet”, shtoi ai.
Bjellorusia ish-sovjetike nuk është fuqi bërthamore por këtë muaj do të votojë ndryshimin kushtetues për lejimin e këtyre armatimeve.
Lukashenko, i cili qëndron në pushtet prej vitit 1994, ka premtuar referendumin pas protestave kundër rizgjedhjes së tij.
Moska dhe Minsku po mbajnë aktualisht manovra ushtarake në Bjellorusi të cilat pritet të mbyllen më 20 shkurt.