Më shumë se 100 shtëpi janë shkrumbuar nga flakët që kanë goditur shtetin e Viktorias në jug të Australisë. Zjarri ra pas një rrufeje dhe më pas u përhap për pas erës së fortë, ndërsa mijëra rezidentë e turistë vijonin festimet për Krishtlindjen. Zyrtaret konfirmojnë se janë evauar 1.600 persona dhe se nuk ka raportime për të lënduar. Për të vënë në kontroll flakët, që kanë shkrumbuar dy mijë hektarë, janë angazhuar 500 zjarrfikës, 60 makina dhe 18 mjete fluturuese. Ata po punojnë nga toka dhe ajri për të shuar flakët ndonëse sipas ekspertëve për këtë do të duhen disa ditë.