Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, ku dhjetëra vatra zjarri po djegin pyjet në të gjithë vendin, madje po rrezikojnë dhe zonat e banuara.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale Manjani shkruan se flaka i është vënë literalisht vendit nga veriu në jug me qëllim që të ndriccojë natën, pasi kjo është drita e partisë.
Pavarësisht se situata prej disa ditësh ka dalë jashtë kontrollit, kryeministri i vendit vijon pushimet i qetë, madje gjen kohë edhe të bëhet qesharak në takimet me liderët botërorë, duke reklamuar atletet e bardha.
‘Shqipëria po ndriçon nga veriu në jug. Flaka i është vënë literalisht. Ditën ka pak tym, por natën ndriçon mirë. Kjo është drita e partisë!’, shkruan Manjani në rrjetet sociale.