Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe iniciativës së Vjosa Osmanit përmban 10 zotime i pari nga të cilët është vettingu në sistemin e drejtësisë dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Marrëveshja e publikuar sot dhe e nënshkruar në Kuvendin e Kosovës përmban të listuara zotimet e marra nga të dy subjektet.
Mes tjerash në dokument zbulohet për herë të parë edhe logoja e iniciativës së Osmanit.