Pas reagimeve të forta mbi kufizimet e ndërmarra për menaxhimin e pandemisë, qeveria zvicerane ka vendosur të pyesë qytetarët në një referendum për masat që duhet të zbatohen.
Zvicra është një nga vendet që ka shkallën më të ulët të vaksinimit në Evropën Perëndimore ndërsa numri i infeksioneve të reja po vjen në rritje.
Votimi gjatë kësaj të diele do të përcaktojë nëse vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm apo jo. Po ashtu qytetarët kanë kërkuar më shumë investime dhe kushte më të mira pune.
Sondazhet e opinionit sugjerojnë se pothuajse 70% do të votojnë në mbështeje të kërkesave për infermierët. Ndërsa rreth 60% e votuesve duken të gatshëm të mbështesin mbajtjen e certifikatës shëndetësore në vend të mbylljeve.
Ndërkohë në qytetet më të mëdha Australiane, janë organizuar protesta masive edhe këtë të shtunë. Qytetarët kërkojnë të drejtën e zgjedhjes ndërsa të pushuarit nga puna për shkak të mosvaksinimit, e konsiderojnë të padrejtë vendimin.
Në protesta janë bashkaur edhe politikanë ndërësa nuk kanë munguar përplasjet me autoritetet. Edhe në Hollandë janë zhvilluar demonstrata paqësore në kundërshtim me ashpërsimin e masave kufizuese.