Mohammed, zëvendëssekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bahkuara tha për “The Guardian” se mungesa e grave në tavolinat vendimmarrëse në mbarë botën po pengon përparimi, ku sipas saj bëhet fjalë për trajtimin e konflikteve ose përmirësimin e shëndetit dhe standardit të jetesës.
“Ne jemi gjysma e popullsisë dhe ajo që ne sjellim në tryezë është tepër e rëndësishme. Unë mendoj se mungesa e grave në tavolinat vendimmarrëse është arsyeja pse kryesisht indekset tona të zhvillimit njerëzor janë kaq të këqija, pse kemi kaq shumë konflikte dhe nuk jemi në gjendje të dalim nga konfliktet”, thotë zyrtarja e OKB-së.
“Muskujt e përkulur dhe testosteroni” shpesh dominonin në tavolinat e pushtetit në mbarë botën. Ne shohim gra në pushtet dhe ato ndonjëherë janë imazhi i burrave,” tha ajo për “the Guardian”.
Mohammed theksoi një arsye tjetër për nën-përfaqësimin e grave, duke treguar për shumë pjesë të shoqërisë që i shihnin gratë në pushtet si për të hequr, në vend që të shtojnë”vlerën. Ajo u shpreh se ne duhet t’a ndryshojmë këtë mentalitet.