Në Gjenevë do të mbahet një takim për Sirinë

Rusia do të marrë pjesë në takimin për Sirinë së bashku me SHBA-të dhe përfaqësuesit e OKB-së të premten në Gjenevë, ka thënë shefi i diplomacisë ruse Genadijl Gatilov 

“Do të mbahen konsultime trepalëshe në mes Rusisë, SHBA dhe OKB-së”, ka thënë Gatiloc duke shtuar se në emër të OKB-së do të marrë pjesë i dërguari i posaçëm për Sirinë Staffan de Mistura

Gatilov ka thënë se Rusia në këtë takim do të shfrytëzojë rastin që të përçojë apelin për përpjekje të mëtutjeshme në luftën kundër terrorizmit.

Sipas tij Rusia insiston që në listën e organizatave terroriste të jenë edhe grupet opozitare siriane.

Sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon ka thënë më herët se takimi ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës siriane do të mbahet në New York e jo në Vjenë si deri më tani.

Ban nuk ka precizuar datën e mbajtjes së takimit por burime nga OKB kanë thënë se kjo sigurisht do të ndodhë më 18 dhjetor.

Takimi i fundit është mbajtur më 14 nëntor në Vjenë dhe atëherë përfaqësuesit e 20 shteteve kanë biseduar për mënyrën e arritjes së paqes në Siri e cila është në luftë që nga viti 2011 ku deri më tani kanë vdekur më shumë se 250 mijë njerëz.

Leave a Reply