Mijëra sipërmarrës do të paguajnë 3 herë më pak taksa ndërsa për gjithë fermerët taksa 20% për inputet bujqësore do të shkojë më në fund 0. Studentët do përfitojnë përgjysmim tarifash, ndërsa më të mirët dhe ata në nevojë do të marrin dhe bursë 10 mijë lekë në muaj. Punësimi i tyre në shtet do të jetë automatik, me parimin më i miri zgjidhet i pari.
Asnjë familje s’do jetë më e kërcënuar nga kumari në Shqipëri. Qindra miliona euro që i ka marrë lumi do mbeten në familje. Do të jetë fillimi i fluturimeve ndërkombëtare nga aeroporti i Kukësit. Do të nisë ndërtimi i hekurudhës së parë moderne Tiranë- Durrës. “ -u shpreh Rama, ndërsa theksoi se 2019 do nisë edhe me qeveri të re. (BW)