Trupi i copëtuar i Khashoggi u bart në valixhe

Televizioni turk Haber transmeton një video që tregon burrat që mbajnë një valixhe në një rezidencë konsullore saudite në Stamboll, e cila thuhet se përmban pjesë të gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi.

Në video shihen njerëz që bartin pesë valixhe përmes hyrjes kryesore të banimit, vetëm pak larg nga konsullata e Arabisë Saudite në të cilën Khashoggi u vra në fillim të tetorit.

Një zyrtar i paemëruar turk tha se raporti duket të jetë i saktë dhe shtoi se për këtë ka raportuar edhe gazeta pro-qeveritare Sabah, transmeton KosovaPress.

Autoritetet saudite nuk iu përgjigjën thirrjes së Reuters për të komentuar mbi videon.

Khashoggi u vra më 2 tetor pasi hyri në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Ai ishte një kritik i mirënjohur i princit saudit. Riadi zyrtar ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e tij.

Leave a Reply