Qeveria në Japoni ka vendosur që të derdhë në det një sasi rekord të ujit të kontaminuar, që shkon mbi 1 milion tonë, nga centrali berthamor i Fukishimës. Pas publikimit të këtij vendimi ka ardhur dhe reagimi i peshkatërëve, të cilët shprehen se nëse ndodh kjo gjë industria e tyre do të shkatërrohet.
The Guardian shkruan se puna për derdhjen e këtij uji në det do të fillojë në vitin 2022 dhe do të zgjasë me dekada.
Ky ujë është duke u mbajtur në mbi 1.000 rezervuarë, por që po ezaurohen të gjitha kapacitetet dhe zgjidhja shihet derdhja e tyre në det.
Vendimi mund të bëhet zyrtar në fund të këtij muaji, por po shihet dhe mundësia e ndërtimit të rezervuarëve në vende të tjera.
Ku vendim është kundërshtuar edhe nga grupet për mbrojtjen e mjedisit dhe Koreja Jugore, e cila nuk e lejon importin e ushqimeve të detit nga rajoni.
Sipas të gjithë studiuesve, nëse qeveria do të derdhë në det 1 milion tonë ujë të kontaminuar do të ketë një katastrofë natyrore që nuk do prek vetëm Japoninë.