1 milion ton mbetje nga centrali bërthamor do të derdhen në det

Qeveria në Japoni ka vendosur që të derdhë në det një sasi rekord të ujit të kontaminuar, që shkon mbi 1 milion tonë, nga centrali berthamor i Fukishimës. Pas publikimit të këtij vendimi ka ardhur dhe reagimi i peshkatërëve, të cilët shprehen se nëse ndodh kjo gjë industria e tyre do të shkatërrohet.

The Guardian shkruan se puna për derdhjen e këtij uji në det do të fillojë në vitin 2022 dhe do të zgjasë me dekada.

Ky ujë është duke u mbajtur në mbi 1.000 rezervuarë, por që po ezaurohen të gjitha kapacitetet dhe zgjidhja shihet derdhja e tyre në det.

Vendimi mund të bëhet zyrtar në fund të këtij muaji, por po shihet dhe mundësia e ndërtimit të rezervuarëve në vende të tjera.

Ku vendim është kundërshtuar edhe nga grupet për mbrojtjen e mjedisit dhe Koreja Jugore, e cila nuk e lejon importin e ushqimeve të detit nga rajoni.

Sipas të gjithë studiuesve, nëse qeveria do të derdhë në det 1  milion tonë ujë të kontaminuar do të ketë një katastrofë natyrore që nuk do prek vetëm Japoninë.

Leave a Reply