Shifra të larta të Covid në 24 orët e fundit
Për të tretën ditë me radhe infektimet e Covid -19 arrijnë një numër rekord. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit u konfirmuan pozitiv me Sars – Cov2 1089 persona nga 4270 testime të kryera. 37 raste më shumë se 1 ditë më parë.
Vatrat e koronavirusit tashmë shtrihen në çdo qytet të vendit, me në krye Tiranën. Në 24 orë kryeqyteti shënoi 403 infektime ditore, e ndjekur nga Durrësi me 59, Lushnja me 56, Fieri me 52, Vlora ,e 42 dhe Lezha me 39 raste.
403 raste në Tiranë, 59 në Durrës, 56 në Lushnje, 52 në Fier, 42 në Vlorë, 39 në Lezhë, 36 në Sarandë, 35 në Elbasan, 33 në Krujë, 31 në Kuçovë, 26 në Shkodër, 25 në Berat.
I lartë mbetet dhe numri i viktimave që u dorëzuan përballë virusit. Në 24 orë humbën jetën 15 qytetarë, 10 prej tyre nga Tirana, 2 nga Durrësi, e të tjerët nga Kavaja, Elbasani dhe Dibra. Më i riu prej tyre ishte 34 vjeç.
Situata po rëndohet edhe në spitalet Covid. Nën kujdesin spitalor janë aktualisht 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë, ndërsa mbi 31,000 personave mbeten aktiv në te gjithë vendin.