12 qytetarë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Numri më i lartë i viktimave vjen nga Tirana.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra”.
Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 557 raste të reja me koronavirus. Numrin më të lartë të infektimeve e ka Tirana me 254 raste.
“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec, 1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar”.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë. 32 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.