2 milion shqiptarë në karantinë: Ardi Veliu shpjegon ndalesat, gjoba të majme kush shkel urdhrin

Më herët gjatë ditës së sotme, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi masat e marra për ndalimin e përhapjes së Koronavirusit në Shqipëri.

Kryeministri njoftoi se do të bllokohen hyrjet dhe daljet si edhe qarkullimi me makina private nga qytetet kryesore të vendit duke filluar nga ora 06:00 e ditës së nesërme deri në mesnatën e së dielës.

Nga ana tjetër, në një deklaratë për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë,  Ardi Veliu është shprehur se në kuadër të masave të reja policia e shtetit do të garantojë që të gjithë të respektojnë ndalimin e qarkullimit me automjete.

Veliu u shpreh gjithashtu:

“Janë kontrolliar të gjithë shtetasit shqiptarë apo të huaj të cilët 15 ditët e fundit që kanë hyrë në Shqipëri nga zonat e të cilat janë të evidentuara si zona të prekura nga kornavirus. Që prej ditës së djeshme, polica e shtetit së bashku me policinë ushtarake janë duke kryer kontrolle në 66 pika kryesisht në qytetin e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës.”

Sipas tij është konstatuar veç 100 personave të ditës së djeshme, kanë ardhur nga zonat e infektuara edhe 100 persona të tjerë, dhe nuk e kanë respektuar urdhrin e nxjerrë për detyrimin për vetë-karantinim duke u bërë një rrezik serioz për përhapjen e koronavirusit. Gjithsesi, ai shtoi se përsëritje të rasteve nuk ka pasur.

Duke bërë apel që qytetarët të respektojnë masat e marra, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shtoi se pikat e kontrollit komunikojnë nëpërmjet radiove, dhe se qytetareve të komunikuar u merret numri dhe monitorohen. Për personat që nuk do të respektojnë vetë-izolimin, do të aplikohet gjoba 5000 euro. Për personat që nuk binden nuk do ketë tolerancë.

Sa i përket ndalimit të qarkullimit, duke filluar nga nesër, policia e shtetit do nisë të marrë masa në qytete si Tirana, Durrësi, Shkodra, Lezha, Elbasani, Lushnja, Fieri dhe Vlora.

Në këto qytete nuk do lejohet qarkullimi i asnjë automjeti veç ambulancave, mjeteve që transportojnë mallra për konsum, transport medikamentesh dhe mjetet e mediave të akredituara.

Edhe për qytetarët që mund të kenë për të shkuar në aeroportin e Rinasit ka rregulla të caktuara. Për të mos u ndaluar në rrugë, qytetarët duhet të konfirmojnë orarin në drejtim të Rinasit, linjën dhe kohen e lëvizjes. Nëse nuk behen keto konfirmime në numrin 112 dhe 129 nuk do të lejohet qarkullimi.

Leave a Reply