2 viktima në poliklinikën e Patosit! Vrasësi i të rinjve ishte polic, telefonoi dhe mori leje në punë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në ambientet e poliklinikës së Patosit, ku si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy të rinj.

Viktimat janë Elis Kapaj 22 vjeç, banues në Kashisht, i cili vdiq në vend e ndërsa Manol Rrapaj 26 vjeç, banues në Kucar ndërroi jetë në spital.

Mësohet se autori i ngjarjes që ndodhi prej një konflikti, është Martin Skëndaj, me profesion polic në grupin e shoqërimit në burgun e Fierit.

Burime për Top Channel mësojnë se sot ai kishte telefonuar dhe kishte kërkuar leje nga puna, pasi siç ka thënë ishte sëmurë se kishte thyer krahun. Thuhet se autori 22-vjeçar, i cili ishte rekrutuar si polic i burgut të Fierit në dhjetor të 2018-s njërin nga viktimat e kishte bashkëfshatar. Ai është nga fshati Kucar, njësoj si edhe i ndjeri Manol Rrapaj.

Policia mundi ta ndalonte autorin në fjalë, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply