Ervin Salianji ka reaguar sërish ndërsa ndodhet në burgun e Fierit.
Ai shprtehet se ka të gjithë energjitë për të dalë triumfues dhe për t’u bashkuar qytetarët.
“Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme! Dua t’ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh! Falënderime nga zemra”, shkruan Salianji në një postim në Facebook.
Deputeti mbërriti në burgun e Fierit rreth orës 20:00 një ditë më parë, pasi vendosi të vetëdorëzohej në Drejtorinë e Tiranës.
Ai do të vuajë dënimin 1-vjeçar për akuzën e kallëzimit të rremë, pasi dy ditë më parë Gjykata e Apelit të Tiranës la në fuqi vendimin e vitit 2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë.
“Një betejë që nuk ka përfunduar”, u shpreh ai para se të futej në godinën e Drejtorisë së Tiranës.
Ky është reagimi i dytë nga burgu, pasi një ditë më parë shkroi “Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet. Kjo është vetëm medalje në karrierën time politike”.