336 raste të reja dhe 6 vdekje nga Covid

2865 testime dhe 625 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2865 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 336 qytetarë.

Sipas ministrisë rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 88 raste në Tiranë, 24 në Elbasan, 22 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Korçë, 16 në Berat, nga 14 raste në Durrës, Pogradec, 13 në Kukës, 11 në Gjirokastër, 10 në Vlorë, 9 në Devoll, nga 8 raste në Lushnje, Sarandë, 6 në Lezhë, nga 5 raste në Krujë, Malësi e Madhe, Patos, nga 3 raste në Rrogozhinë, Dimal, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Dropull, nga 1 rast në Përmet, Divjakë, Belsh, Kolonjë, Gramsh, Skrapar, Cerrik, Poliçan, Libohovë.

Po ashtu njoftohet se 6 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të mosharve 47 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 276 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 625 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 92,500 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply