51 viktima në një burg të Kolumbisë

Të burgosurit humbën jetën gjatë një tentative arratisje

Të paktën 51 të burgosur kanë humbur jetën në Kolumbi dhe mbi 40  të tjerë janë lënduar, në një tentativë arratisje e cila shkoi keq. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martes në Tulua, qytetin Jugperëndimor të vendit teksa ndërtesa e burgut u përshi nga flakët.

Sipas raportimeve paraprake, mësohet se zjarri u shkaktua nga të burgosurit e revoltuar që nisën të digjnin dyshekët e tyre.   Autoritetet kanë konfirmuar se shumica e humbjeve të jetëve janë shkaktuar nga asfiksia për shkak të tymit të shumtë.

Ishin të shumtë njerëzit që u afruan pranë godinës së burgut për të marrë më tepër informacion mbi gjendjen shëndetësore të të afërmve të tyre.

Në një status në rrjetin social Twitter, presidenti i vendit shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.

Sektori i burgut e cila u përfshi nga flakët strehonte 180 persona nga 1267 të burgosur që ishin në godinë.

Leave a Reply