Familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra” janë të revoltuar nga deklarata joserioze e ministrit të drejtësisë, Adnan Jashari, i cili e quajti të parëndësishme vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin u vërtetuan dënimet e përjetshme për gjashtë të akuzuarit në këtë rast. Ata vlerësojnë se bëhet fjalë për një tallje nga ana e tij, sepse pikërisht në bazë të vendimit të gjykatës, që Jashari e quan të parëndësishëm, familjarët e tyre po kalben në burg.Në një deklaratë emocionale, Bedri Ajdari, familjar i tre të dënuarve me burg të përjetshëm, ka thënë se pushtetarët shqiptarë po shërbejnë si kapak i pisllëqeve të politikanëve maqedonas, duke shtuar se “përmes lotëve të fëmijëve tanë, po tentojnë t’ua sjellin parajsën fëmijëve të vetë”. “Lajm” në videon më poshtë ju sjell deklaratën e plotë të Bedri Hajdarit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se i vodhi zgjedhjet lokale të 2023-shit.
Gjatë takimit me demokratët e Degës Nr. 9 në Tiranë, Berisha theksoi se me protestat e tyre, ata e shndërruan…