Deklarimet e djeshme se Kosova edhe këtë vit mund të mos ketë rekomandimet nga Këshilli Evropian për tu hequr vizat për qytetarët kosovar ka nxitur reagimin e Qeverisë së Kosovës.Ekzekutivi i vendit në mbledhjen e tij të rregullt ka dal me një deklaratë lidhur me konkluzionet e Këshillit për çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian mbi zgjerim, deklarata kjo shumë me e butë se ajo e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme Hashim Thaçi i cili gjatë ditës së djeshme por edhe në këtë mbledhje kritikoi BE-në për qasjen e saj ndaj Kosovës.Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku ishte ai që lexoj deklaratën e Qeverisë, i cili tha se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të bëhet realitet pa vonesa.Mirëpo me tone kaq të qeta as gjatë ditës së sotme nuk u shfaq ministri i Jashtëm Thaçi, i cili deklaroi se vonesa në liberalizim mund të prodhoj rreziqe të ndryshme për Kosovën, duke nxitur kështu ekstremizmin fetar e politik, e po ashtu rrezikon një valë të re të migrimit.Kjo vonesë madje sipas Thaçit do të ndikojë edhe në procesin e dialogut me Serbinë.Mirëpo Thaçi nuk u ndal me kaq, pasi që siç deklaroi, ishte vet ai që ka evokuar në këto shtatë vitet e fundit më së shumti por këtë proces dhe ka ardhur koha që shpresa evropiane të mos jetë e thatë, por të ketë një vendim substancial lidhur me heqjen e vizave.Për të mos dhënia e rekomandimeve nga ana e KiE-së për heqje të vizave mund të detyroj qytetarët e Kosovës që të trokasin në kryeqytetet rajonale për të kërkuar dyshtetësi, meqë këto shtete tashmë kanë të drejtën të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen. Madje sipas Thaçit tashmë çdo qytetarë i Kosovës ka një arsye më shumë për të protestuar para zyrës së BE-së në Kosovë.E kryeministri Isa Mustafa tha se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit nuk ka asnjë vlerë pa heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.Mustafa po ashtu njoftoj kabinetin e tij qeveritarë se gjatë mëngjesit të sotëm kishte pasur një bisedë më përfaqësuesin e BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar i cili siç tha kryeministri e kishte njoftuar atë se dokumenti që është paraqitur gjatë ditës së djeshme nuk është dokument që vlerëson çështjet e liberalizimit të vizave por se është i lidhur me zgjerimin dhe se vlerësimi lidhur me liberalizimin apo jo të vizave do të jepet në ditën në vijim.
OKB: Thatësia i kushton botës mbi 300 miliardë dollarë çdo vit
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar të martën se thatësia i kushton botës më shumë se 300 miliardë dollarë çdo vit….