6 pjesëtarë të FETO-s ekstradohen nga Kosova në Turqi (FOTO)

Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) ka realizuar një goditje të rëndë ndaj strukturës së Organizatës Terroriste FETO/Strukturës së Shtetit Paralel (FETO/PDY) në Ballkan, duke sjellë në Turqi gjashtë punonjës të nivelit të lartë të organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që AA ka siguruar nga burime të sigurisë, MIT ka kapur gjashtë pjesëtarë të FETO/PDY-së të kërkuar në Turqi përmes një operacioni që ka realizuar në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës.

Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjelë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.

Mësohet se pjesëtarët e FETO/PDY-së do t’u dorëzohen autoriteteve gjyqësore.

Sipas të dhënave të siguruara, gjashtë të arratisurit e FETO/PDY-së të kapur përmes operacionit, krahas aktiviteteve në shtetet e Ballkanit, kanë qenë të angazhuar për sigurimin e arratisjes së punonjësve të organizatës në Turqi drejt shteteve të Evropës dhe SHBA.

Njësitë e sigurisë kishin vërtetuar se Özkan ka menaxhuar paratë e tubuara në emër të bamirësisë në shtetet e Ballkanit, të cilat i ka transferuar në Pensilvani, ku gjendet kreu i organizatës terroriste.

Ndërkaq, Demirez, përgjegjës për strukturimin rinor në Kosovë, ka punuar në mënyrë aktive në shtetet e Ballkanit, ndërsa ka luajtur rol që organizatës t’i bashkangjiten numër i madh personash.

Nga ana tjetër, Günakan, i sjellë po ashtu në Turqi përmes operacionit të MIT-it, ishte përgjegjës për mësimdhënësit në strukturat shkollore në rajon.

Emrat e tjerë të sjellë në Turqi mësohet se kanë qenë figura të larta përgjegjës për strukturimin e FETO/PDY-së në institucione dhe organizata të ndryshme.

Në veçanti, mësohet se Osman Karakaya ka luajtur rol aktiv në procesin Ergenekon, periudhë gjatë së cilës ai ka përgatitur raporte në favor të FETO/PDY-së në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll, ndërsa për këtë arsye i është ndarë dekoratë nga ana e kreut të organizatës terroriste Fetullah Gülen.

 

Leave a Reply