Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, kanë humbur jetën pasi një person i armatosur hapi zjarr në rrugë.
Mes viktimave janë tre gra, një vajzë 5 vjeçe, një burrë dhe autori i të shtënave, Jake Davison, i cili vrau veten.
Disa dëshmitarë raportuan se Davison, 23 vjec, ka sulmuar anëtarët e familjes së tij përpara se të dilte në rrugë dhe të qëllonte drejt njerëzve.
Ende nuk dihet as dinamika e plotë e ngjarjes dhe shkaku i sulmit me armë zjarri.