6 të vdekur nga sulmi me armë në Britani, mes tyre një fëmijë dhe autori

Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, kanë humbur jetën pasi një person i armatosur hapi zjarr në rrugë.

Mes viktimave janë tre gra, një vajzë 5 vjeçe, një burrë dhe autori i të shtënave, Jake Davison, i cili vrau veten.

Disa dëshmitarë raportuan se Davison, 23 vjec, ka sulmuar anëtarët e familjes së tij përpara se të dilte në rrugë dhe të qëllonte drejt njerëzve.

Ende nuk dihet as dinamika e plotë e ngjarjes dhe shkaku i sulmit me armë zjarri.

Leave a Reply