61 përqind e popullatës mendojnë se Macron dështoi gjatë pandemisë

Një anketë e re nga Instituti Elabe në Francë tregoi se shumica e francezëve mendojnë se presidenti Emmanuel Macron dështoi në menaxhimin e krizës së pandemisë COVID-19 në mënyrën që duhej.

Anketa, e publikuar nga BFM TV, njofton se 61 për qind e njerëzve besojnë se Emmanuel Macron nuk e trajtoi krizën në një nivel të duhur. Rezultatet tregojnë se gjashtë në çdo dhjetë njerëz në Francë mendojnë se lideri i tyre nuk bëri hap para gjatë pandemisë së koronavirusit.

Instituti Elabe, firmë kërkimore dhe këshilluese, kreu anketën me 1.000 persona në gjithë Francën, të moshës 18 vjeç e më lart.

Anketa zbuloi gjithashtu se 65 për qind e popullatës mendojnë se Macron dhe qeveria e tij nuk kanë mësuar sa duhet pasi pandemia fillimisht e bllokoi Francën. Koronavirusi e goditi fort Francën në fillim të marsit, duke e detyruar presidentin Macron të vinte vendin në bllokim total nga 17 marsi deri më 11 maj.

Për sa i përket perceptimit të tyre për presidentin, 65 për qind e francezëve e konsiderojnë Macronin si “arrogant” dhe “autoritar”, karakteristika këto mjaft të pandryshuara nga anketat e mëparshme. Ndërkaq, shumë e shohin Macronin më shumë si një president të të pasurve.

Në nivelin ekonomik dhe shoqëror, 52 për qind e të anketuarve mendojnë se Macron mori vendimet e duhura, ndërsa 63 për qind e kanë përshkruar atë si “dinamik”. Po ashtu, 26 për qind e kanë konsideruar “të aftë për të bashkuar francezët”.

Leave a Reply