70 vaksina në zhvillim kundër COVID-19

3 prej tyre po testohen tek njerëzit

70 vaksina kundër koronavirusit po zhvillohen aktualisht në gjithë globin. Por vetëm 3 prej tyre janë në një fazë të përparuar, duke ju nënshtruar testeve tek njerëzit.

Testeve klinike po i nënshtrohet vaksina e zhvilluar nga një kompani në bashkëpunim me Institutin e Bioteknologjisë në Pekin.

Dy të tjerat po testohen prej më shumë se 1 muaji në Shtetet e Bashkuara, të zhvilluara nga dy firma farmaceutike.

Njëra prej tyre, kompania ‘Moderna’, edhe pse nuk ka nxjerrë asnjë produkt më parë në treg, po mbështetet nga qeveria amerikane me një fond prej 483 milionë Dollarësh, për shkak se testet po japin sukses.

Afati i përcaktuar që nga nisja e testimit deri në prodhimin për imunizimin e popullsisë synohet të jetë maksimalisht 18 muaj.

Por ekspertë të OBSH-së thonë se për prodhimin e një vaksine 100% të sigurtë duhen 5 deri 10 vjet.

Ndërsa firma gjermane ‘CureVac’ dhe një grup shkencëtarësh italo-britanikë synojnë që vaksinën ta nxjerrin këtë Vjeshtë përmes testeve të përshpejtuara.

Ata thonë vaksina e tyre është 80 % e sigurt, por mund të ndihmojë në lehtësimin e masave të ashpra për frenimin e përhapjes së COVID-19 që i kanë dhënë ekonomisë globale goditjen më të rëndë të këtij shekulli.

Leave a Reply