Pak orë para se besimtarët myslimanë të festojnë Bajramin e Madh, Presidenti i Republikës Bujar Nishani uron të gjithë myslimanët shqiptarë kudo që ata ndodhen.
Në urimin e tij, Kreu i Shtetit e quan Bajramin e Madh një ditë të shenjtë feste për të pastruar veten dhe shoqërinë nga ndasitë, mëritë dhe përçarjet e pavenda.
Në respekt të frymës së harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, Presidenti Bujar Nishani thotë se kjo ditë duhet të shërbejë për të rritur dashurinë mes njëri-tjetrit.
Pasi vlerëson sakrificën dhe mundimin e besimtarëve gjatë muajit të Ramazanit, Kreu i Shtetit shprehet besimplotë se festa e Bajramit të Madh do t’i gjejë shqiptarët më të paqtuar, më zemërgjerë e më tolerantë duke iu gjendur pranë më të pafatëve, të sëmurëve, të vobektëve, jetimëve dhe të pamundurve
Urimi
“Të dashur besimtarë myslimanë,
Kam nderin dhe privilegjin që në cilësinë e Kreut të Shtetit t’ju uroj nga zemra: Gëzuar dhe përshumëvjet Bajramin e Madh!