PD kthen rezultatin në Kavajë, vetëm 15 vota para PS

Kur kanë mbetur për t’u numëruar edhe 27 kuti, situata në Kavajë sa vjen e bëhet më e tendosur. Shkak është diferenca e ngushtë në vota mes kandidatit të PS dhe atij të PD për bashkinë. Vetëm 15 vota para është Isa Sakja i PD-së, pasi gjithë ditën kishte qenë në avantazh Dorian Murati i PS-së.

Mbesin për t’u numëruar 15 kuti.

PD është në avantazh me 9349 vota, ndërsa PS ka 9334 vota.

Bie në sy numri i madh i votave të pavlefshme, gjithsej 580 të tilla, për shkak se shumë demokratë kanë vënë dy shenja në të njëjtën fletë votimi.

Video:

Leave a Reply