Konferenca – Basha: Ngrij të gjitha funksionet si kryetar në PD

Kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha tha se votat më 25 qershor u blenë masivisht, por shtoi se përgjegjësia për humbjen e opozitës i përkasin atij.

Në një konferencë nga selia blu, Basha tha se ngrinte të gjitha funksionet si kryetar dhe i hapte rrugë zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë.

Për këtë arsye, me efekt të menjëhershëm kam vendosur të ngrij të gjitha funksionet e mia organizative si kryetar i Partisë Demokratike dhe t’ua delegoj ato dy nënkryetarëve dhe sekretarit të Përgjithshëm për të organizuar me fuqi të plotë vendimmarrëse garën për kryetar të PD-së sipas parimit një anëtar një votë”, tha Basha.

Kreu demokrat tha se merr të gjitha përgjegjësitë për rezultatin, siç e cilësoi ai.

“Kam reflektuar thellë. Unë marrë të gjitha përgjegjësitë për rezultatin. Tani demokratët meritojnë një bilanc të plotë me ballafaqim të hapur dhe të vërtetë. Mes atyre që luftuan me mish dhe me shpirt dhe atyre që u ngritën kundër sapo humbën kolltuqet”, tha Basha.

Ai shpreh se nëse ka gabuar do ta përcaktojnë demokratët.

Basha: Të gjithë ata që u bënë pjesë dhe bashkë nisën një rrugëtim kërkuan shpresë dhe gjetën shpresë tek PD dhe projekti ynë. Kjo nuk mjaftoi. Në zgjedhjet e 25 qershorit, diçka tjetër ndodhi. Me gjithë përpjekjen që unë dhe PD bëmë me ligjin e dekriminalizimit, me betejën për drogën, me imponimin që bëmë duke marrë gjysmën e qeverisë, me ndërgjegjësimin e partnerëve ndërkombëtarë, sërish krimi dhe paraja e pisët dhe presioni i pushtetit nuk u ndal.

Blerja e votës u bë masivisht duke zëvendësuar edhe një herë debatin për alternativën me shukun e parave, duke zhvleftësuar planin dhe projektin me pagesë për varfërinë e thelluar për ta bërë më të lehtë këmbimin e saj me të holla, me para të pista droge dhe korrupsioni qeveritar.

Kjo ishte një garë e pabarabartë, një garë ku unë nuk kam ndërmend të konkurroj asnjëherë me të njëjtat mjete dhe as të ftoj qytetarët shqiptarë.

Ajo që ndodhi më 25 qershorit është triumf i paligjshmërisë.

Me të vërtetë, unë dhe Partia Demokratike morëm një rezultat zhgënjyes, por ndonëse siç e dimë që shumë shqiptarë kanë qenë nën ofertë për ta këmbyer votën me para, megjithatë, mbi 450 mijë qytetarë refuzuan, vendosën të ecin përpara me dinjitet. Qindra e mijëra shqiptarë që refuzuan të shiten janë frymëzim për mua që të mos e ndalim projektin tonë, por të ecim përpara.

Është e qartë si drita e diellit se krimi, bandat, droga, trafikantët e votave dhe dinjitetit njerëzor kanë vetëm një pengesë që unë dhe Partia Demokratike nuk jepemi. Kjo është një luftë për jetë a vdekje, një luftë që do ta vazhdojmë deri në fitore.

Mandatet për mazhorancën, nuk kanë dalë prej tyre (socialistët), por prej korridoreve të pista të pushtetit dhe kthinave të krimit dhe bandave.

Nuk ka asgjë për të festuar për atë maskaradë që ka ndodhur. Kjo vërtetë mund ta mbajë një parti në pushtet, por një komb e ndan një herë e mirë nga civilizimi.

Ne këtë nuk do ta lejojmë. Unë nuk do ta lejoj. Qoftë edhe vetëm për këtë.  

Kam reflektuar thellë. Unë marrë të gjitha përgjegjësitë për rezultatin. Tani demokratët meritojnë një bilanc të plotë me ballafaqim të hapur dhe të vërtetë. Mes atyre që luftuan me mish dhe me shpirt dhe atyre që u ngritën kundër sapo humbën kolltuqet.

Sa kam gabuar dhe ku kam gabuar, nuk e përcaktoj unë dhe këtë nuk e përcaktojnë as ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e Partisë Demokratike. Këtë e përcaktojnë demokratët.

Për këtë arsye, me efekt të menjëhershëm kam vendosur të ngrij të gjitha funksionet e mia organizative si kryetar i Partisë Demokratike dhe t’ua delegoj ato dy nënkryetarëve dhe sekretarit të Përgjithshëm për të organizuar me fuqi të plotë vendimmarrëse garën për kryetar të PD-së sipas parimit një anëtar një votë.

Unë kam një projekt dhe projektin tim do ta debatojnë dhe vlerësojnë demokratët në një garë të hapur, të ndershme dhe të barabartë.

Gjëja më e lehtë për mua do të ishte të largohesha, por e di se çfarë ka ndodhur dhe jam i vendosur të mbaj përgjegjësi, jo duke ikur, jo duke braktisur demokratët, por duke luftuar deri në fund me ta.

Leave a Reply