Rita Ora nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e saj, madje shpesh e thekson se është shqiptare e Kosovës.
26-vjeçarja është shprehur se kjo mundësi të jepet vetëm një herë në jetë e mbi këtë fakt ndihet e privilegjuar. “MTV EMA 2017” do të zhvillohet në qytetin ku ajo dhe prindërit e saj kanë emigruar vite më parë.
“Pjesëmarrja ime në këtë event është një moment historik që nuk vjen dy herë në jetë sepse mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët”, është shprehur Rita Ora gjatë intervistës.