Gjatë pasdites së djeshme, policia e Shtetit bën me dije se në aeroportin e Rinasit janë kthyer me tre avionë të posaçëm, 160 shqiptarë, të cilët kishin abuzuar me kërkesa për azil.
Policia bën me dije se 69 shqiptarë janë deportuar nga Gjermania, 31 janë kthyer nga Franca, si dhe 60 nga Anglia.
Vetëm gjatë tre muajve të fundit janë riatdhesuar 2559 shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1063 shtetas kanë kërkuar azil dhe 1496 shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në hapësirën Schengen.
Policia e Shtetit do vazhdojë në përputhje të plotë me detyrat që i ngarkon ligji për Policinë e Shtetit, të rrisë dhe të kontrollojë masat e kalimit të shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kufirit në Republikën e Shqipërisë.
“Asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së, mos shpërdoroni para dhe kohë! Respektoni rregullat e lëvizjes dhe afatet e qëndrimit në hapësirën Schengen.”, -njofton policia.